Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

29-vjeçarja e prekur nga Covid solli në jetë vajzën pas një ndërhyrje delikate, Manastirliu jep lajmin e mirë: Pas dy javësh në terapi intensive Besmira dhe foshnja kthehen në shtëpi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Covid-19 ka pasur ndikim tek gratë shtatëzanë dhe një rast i tillë është edhe rasti i Besmirës, e cila ka sjellë në jetë vajzën pas një ndërhyrje delikate, me komplikacione të rënda si pasojë e virusit.

pas dy javësh të vështira në terapi intensive, 29-vjeçarja dhe foshnja e saj kanë arritur ta fitojnë betejën me jetën dhe të rikthehen në shtëpi së bashku.

Lajmin e bukur e ka bërë me dije ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ajo falenderon mjekët për përkushtimin dhe profesionlaizimin.

“Besmira dhe foshnja e saj e fituan betejën e jetës, në përballjen e vështirë me #covid19, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të bluzave të bardha😍

😇 Pas ndërhyrjes tejet delikate për të sjellë në jetë vajzën, 29-vjeçarja nga Kukësi, me komplikacione të rënda si pasojë e covid19, ia doli mbanë🙏🏼

Punë e shkëlqyer e ekipit të spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe “Koço Gliozheni”, të cilët bënë të mundur që Besmira dhe vajza e porsalindur, pas dy javësh të vështira në terapi intensive, të kthehen shëndosh e mirë në shtëpi😍🙏🏼

#Krenare për mjekët dhe infermierët” shkruan Manastirliu në postimin e saj.

Screenshot 4
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img