Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
37 %
5.7kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
30 °
Pre
31 °
Sht
30 °
Die
24 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

29-vjeçari shqiptar vdiq në burgun francez, familjarët kërkojnë drejtësi: Vëllanë nuk ma ngjallin, por të hidhet dritë mbi ngjarjen

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

29-vjeçari shqiptar Refik Mata, u gjet i pajetë  më 17 dhjetor 2021, brenda qelisë së burgut të  Tarascon në Francë. Asokohe autoritet  franceze deklaruan se kishin të bënin me një vetëvrasje, por ndryshe mendojnë tashmë familjarët e të ndjerit. Familjarët e të ndjerit Refiku Matës kërkojnë drejtësi dhe të hidhet dritë mbi vdekjen e të riut.

Vëllai i viktimës Bekim Mata, në një intervistë për “ABC Neës” hedh poshtë mundësinë që 29-vjeçari është vetëvrarë dhe thotë se autoritet e burgut në Francë nuk i kanë dhënë asnjë dokument me shkrim lidhur me vdekjen e të vëllait.

“Kam bërë denoncim në autoritet shqiptare dhe nuk kam asnjë përgjigje deri më tani. Si nga avokati i popullit, si nga ministria e jashtme dhe si nga Prokuroria e Përgjithshme. I bëj apel shtetit shqiptar nga ana juridike të ndërhyjë për të marrë vesh të paktën si ndodhi.  E di që vëllanë tim nuk ma ngjallin dot, po të paktën një letër me shkrim, si, tek, qysh, si ndodhi.  Këtë kërkoj nga autoritet shqiptare dhe franceze”, tha Bekim Mata.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img