Hapësire reklamuese

Aktualitet

29 vjeçari përplas për vdekje biçiklistin në Korçë dhe largohet

Shkruar nga Newsbomb
29 vjeçari përplas për vdekje biçiklistin në

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën dytësore Drithas-Rëmbec, në afërsi të fshatit Drithas. Për pasojë, ka humbur jetën një 58 vjeçar, i cili udhëtonte me biçikletë dhe është përplasur nga një makinë.

Referuar njoftimit të Policisë, bëhet me dije se ë pranga është vënë shtetasi G T., 29 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

“Ky shtetas në rrugën dytësore Drithas-Rëmbec, në afërsi të fshatit Drithas, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin R. Sh., 58 vjeç, banues në Drithas, i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë.

Më pas, u largua nga vendngjarja. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Korçës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.