Zbardhet dëshmia e infermieres që i shërbente të riut 29 vjeçar me Covid, Xhino Koça, që u hodh mëngjesin e sotëm nga spitali “Shefqet Ndroqi”.
Infermierja ka deklaruar se nuk ka vënë re ndonjë shqetësim emocional te i riu.
Ndërkaq ka treguar se në momentin që ai është hedhur, ajo kishte lëvizur nga dhoma për të marrë një medikament dhe kur ishte kthyer kishte vënë re dritaren e hapur.
Më pas menjëherë ka lajmëruar kolegët e saj.
Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/u-hodh-nga-kati-i-trete-i-shefqet-ndroqit-kush-eshte-29-vjecari-me-covid-qe-tronditi-kryeqytetin-djali-i-nje-familjeje-te-njohur-emri-foto-217005