Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Sht
33 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

29 vite nga vrasja e Giovanni Falcones, Erion Braçe publikon videon: Shqipëria ka ende problem të madh pandëshkueshmërinë, por një erë e re ka nisur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar një video të ish-gjykatësit të famshëm italian Giovanni Falcone, i cili u vra 29 vite më parë nga mafia siçiliane. Në video gjithashtu shfaqet edhe gjykatësi tjetër Paolo Borselino, edhe ky i ekzekutuar nga mafia italiane.

Braçe shkruan se Shqipëria ka ende shumë probleme me pandëshkueshmërinë dhe pabarazinë para ligjit, ndaj në radhët e drejtësisë ka heronj negativë dhe jo pozitivë.

Por sipas tij, një erë e re ka nisur dhe tashmë po preken edhe prokurorët, gjyqtarët dhe politikanët e korruptuar. Braçe thotë se duhet një lëvizje e fortë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke ndëshkuar këdo që është i përfshirë.

Postimi i plotë:

LUFTA KUNDER KRIMIT,

KRIMIT TE ORGANIZUAR APO MAFIEVE, NUK ESHTE CESHTJE PUSHKE!

ESHTE CESHTJE VULLNETI,

KURAJOJE, KEMBENGULJEJE, VENDOSMERIE, DISTANCE, TOLERANCE ZERO, SAKRIFICE!

GIOVANNI FALCONE E PAOLO BORSELINO VLEJNE PER KETE!

Shqiperia ka ende problem te madh PANDESHKUESHMERINE, PABARAZINE PARA LIGJIT;

Per kete arsye heronj negative dhe ende jo pozitive ne rradhet e #DREJTESISE!

Por nje ere e re ka nisur;

PO PREKEN PROKURORET E KORRUPTUAR, GJYKATESIT E KORRUPTUAR, POLITIKANET E KORRUPTUAR;

Tani duhet ndeshkueshmeri e qarte dhe gjithperfshirese ndaj grupeve kriminale, sipermarresve te korruptuar qe sherbejne si banka e lavatrice per ta, gjithashtu!

Tani,

duhet nje levizje e forte kunder korrupsionit e krimit te organizuar deri ne nivelin e nje kulture te re perfshirese per barazi para ligjit,

ndeshkim ndaj gjithkujt qe perfshihet ne korrupsion e krim!

Më shumë

spot_img
spot_img