Hapësire reklamuese

Aktualitet

29 dhe 32 vjeç, identifikohet çifti që humbi jetën sot në Rrugën e Arbrit

Shkruar nga Newsbomb

Në aksidentin fatal të ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Arbrit ka humbur jetën çifti Egila Celami, 29 vjeçe dhe Marsel Tefa, 35 vjeç, nga Burreli.

Mësohet se çifti që kanë humbur jetën ishin duke udhëtuar me mjetin tip “Toyota”. Ka qenë një parakalim i gabuar nga shoferi që po drejtonte automjetin tip “Volksëagen Cady”, i cili ka shkaktuar përplasjen fatale.

Marsel Tefa sëbashku me Egila Celami, po udhëtonin me Toyota, e cila po vinte nga ByPassi i Murrizit në drejtim të Tiranës. Në momentin që mjeti “Caddy” është futur në parakalim ka goditur makinën e çiftit “Toyotën”, e cila si pasojë e shpejtësisë të lartë dhe përplasjes është rrotulluar në ajër dhe ka rënë në kanalin anësor të rrugës.

Është dashur ndërhyrja e zjrrfikëses për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave të viktimave. Policia raportoi se automjeti tip “Toyota” është shtypur totalisht dhe është dashur që të pritej tavani i makinës për të nxjerrë trupat e pajetë të dy të rinjve.

Drejtuesi i mjetit “Cady” është plagosur dhe ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasit që kanë ndërruar jetë janë M. T., rreth 35 vjeç, dhe E. C., 29 vjeçe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese