Një grua në Teksas ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se u fut në shtëpinë e një burri.
Jovita Vaughn, 28 vjeç e njohur gjithashtu si Jovita Garza u zhvesh dhe ju fut në krevat burrit të cilin nuk e njihte më parë.
Në momentin kur burri zbuloi gruan në krevatin e tij lajmëroi policinë të cilët mbetën të habitur nga kjo ngjarje.
28-vjeçarja tani ndodhet në paraburgim dhe mbi të rëndon akuza e shkeljes kriminale dhe ngacmimin të një nënpunësi publik.
Mediat e huaja bëjnë të ditur se oficerët e policisë u përpoqën që ta largonin nga banesa por ajo refuzonte, pasi në vitin 2009 kishte jetuar në atë shtëpi dhe kishte të gjithë të drejtën të qëndronte aty.
Teksa ajo insistonte të qëndronte policia e arrestoi dhe 28-vjeçarja pështyu oficerin e policisë gjë e cila rëndoi më shumë situatën e saj.