Hapësire reklamuese

Aktualitet

28 vjeçari nga Tirana plagos një person, arrestohet (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Godet me sende të forta 58 vjeçarin, arrestohet në flagrancë nga Polica.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë bëjnë me dije se arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasin Mikel Shaba, 28 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas në fshatin Marikaj/Vorë ka goditur me sende të forta shtetasin P. D., 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.