Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
45 %
3.6kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

28 vjeçari me “Benz” nuk i bindet urdhrit të Shqiponjave, ndalohet në mes të Fierit dhe i bëhet kontroll: Kishte drogë me vete (EMRI-DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 28 vjeçar është arrestuar nga Policia në Fier, pasi Policia i ka kundërshtuar urdhrin për kontroll. Ai është bllokuar në mes të qytetit, në vendin e quajtur “ish-globi” dhe nga kontrolli ka dalë se kishte drogë me vete.

Newsbomb.al mëson se personi i arrestuar është shtetasi Gledis Boriçi, banues në Fier.

Referuar njoftimit të Policisë së Fierit, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në vendin e quajtur “Ish-globi”, i është kërkuar shoferit kontrolli i mjetit me të cilin ai udhëtonte. Ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të Policisë për kontroll, duke i kundërshtuar ata.

Më pas, efektivët i kanë bërë kontroll fizik dhe vetë shoferit, dhe në çantën e tij të krahut u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.  

Materialet procedurale për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img