Hapësire reklamuese

Aktualitet

28 vite nën tokë, ish minatori tregon problemin me pensionin qesharak (Si gjeti zgjidhje)

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me publikimin e historisë së një ish-minatori, Sali Mëzhikës nga Klosi.

Ai ka punuar për 28 vite në minierën e kromit por diçka nuk shkoi siç duhet me llogaritë e pensionit që ai merr.

Ish minatori tregon se merrte një pension qesharak dhe për këtë iu drejtua platformës së bashkëqeverisjes.

Pas ankesës së ish-minatorit në platformën e bashkëqeverisjes, ish-minatori gjeti zgjidhje duke martrë pensionin që i takonte.

'Mirëmëngjes, dhe me rastin e ish minatorit të Batrës që prej 9 vitesh merrte më pak pension se i takonte, dhe i'u drejtua platformës shqiperiaqeduam.al, duke marrë menjëherë çka i takon dhe pagesën e munguar, ju uroj një fundjavë të mbarë', shkruan Rama.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu