Vlora është kthyer këtë javë në kryeqendrën e festimeve për Festat e Nëntorit, me një aktivitet të ngsheur të përgatitur deri në detaje nga bashkia e drejtuar nga kryebashkiaku socialist Ermal Dredha. Sot, ajo ka pritur edhe krerët më të lartë të dy shteteve tona.
Presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti kanë zgjedhur qytetin e Ismail Qemal Bej Vlorës për të ndjekur ceremoninë e ngritjes së flamurit.
Edhe përse në Tiranë janë organizuar sot disa aktivitete, vetë kryeministri Edi Rama dhe krerët më të lartë të dy shteteve shqiptare kanë zgjedhur të festojnë në Vlorën e flamurit dhe pavarësisë, mes qindra shqiptarëve që kishin dalë t'i prisnin.
Dita e Flamurit, si simboli më përfaqësues e më përbashkues i kombit, është festa më e bukur e shqiptarisë. Në këtë datë të shënuar për kombin, në vitin 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë.
Që nga ajo kohë, Vlora është kthyer në kryeqendrën e gjithë shqiptarëve për të festuar të bashkuar.