Në Burgun e Fierit ka sot një tjetër atmosferë. Me rastin e 106 vjetorit të Pavarësisë sot kjo ditë është festuar edhe në burgun e Fierit.
Në ambjentet e institucionit të vuajtjes së dënimit janë zhvilluar aktivitete argëtuese, ku kanë marrë pjesë artistë dhe këngëtarë të ndryshëm, të cilët u kanë dhuruar emocione të tjera dhe një ditë ndryshe personave që vuajnë dënimin. Ndërsa para të pranishmëve ka mbajtur fjalën edhe drejtori Arjan Hasani
"Një falenderim të veçantë e kam për banorët e përkohshëm të cilët vuajnë dënimin në këtë Institucion, për ata që asnjëherë nuk i kam konsideruar si vuajtës të një dënimi, por si pjesë e një misioni të përbashkët që ka në fokus të përbashkët, që ka në fokus bashkëjetesën, harmoninë dhe tolerancë", është shprehur ai ndër të tjera.
Hasani theksoi më tej se është ndërmarrë nisma për punësimin e të dënuarve në një firmë italiane për prodhim çantash, ku do punësohen 200 të burgosur.