Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
15 %
3.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
7 °
Pre
10 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

28 Nëntor, Shqipëria feston 110 vite nga shpallja e Pavarësisë në Vlorë

spot_img

Lajme të ngjashëm

28 Nëntori, Shqipëria feston sot 110 vjetorin e Pavarëisë. Kjo datë është historikisht e veçantë për shqiptarët në të gjithë botën pasi shënon dy ngjarje historike: shpalljen e Pavarësisë më 1912 dhe Çlirimin e Krujës nga Skënderbeu më 1443.

Të dyja këto ngjarje kanë të bëjnë me ngritjen e flamurit, ndaj edhe 28 Nëntori quhet ndryshe Festa e Flamurit.

28 Nëntori festohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, shumica absolute e popullsisë të së cilës është etnikisht shqiptare. Kjo ditë festohet edhe në trojet shqiptare në Maqedoni e në Malin e Zi.

Shpallja e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 nga Ismail Qemali u deklarua në Kuvendin e Vlorës ku morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare në Ballkan. Menjëherë pas saj, Asambleja formoi qeverinë e parë të pavarur, të kryesuar nga Ismail Qemali, si dhe Këshillin e të Urtëve të njohur ndryshe edhe si Pleqësia.

Njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Shqipërisë dhe përaktimi i kufijve shtetërorë të saj u bë në përfundim të Luftës Ballkanike, në Konferencën e Londrës.

Njohja e Shqipërisë si shtet i pavarur e sovran nga ana e Fuqive të Mëdha dhe dora-dorës, edhe nga shtete të tjerë, ishte një akt me rëndësi jetike për popullin dhe kombin shqiptar. Kjo ngjarje shënoi menjëherë një linjë demarkacioni në historinë shqiptare. Ajo ishte frut i emancipimit të shqiptarëve si komb dhe i përpjekjeve të parreshtura të tyre për të qëndruar të lidhur me familjen europiane të kombeve të emancipuar.

Me Aktin e 28 Nëntorit të vitit 1912 afirmohet e drejta e pamohueshme e kombit shqiptar për të qënë një dhe i bashkuar në trojet e tij natyralë, e drejtë që mbrohet sot e kësaj dite nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Newsbomb uron të gjithë shqiptarët kudo ndodhen gëzuar Festën e Flamurit!

Më shumë


spot_img









spot_img