Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“27 vjet më parë është kryer masakra e Libofshës”, Petro Koçi përkujton 29 Majin e ’94: Bandat e PD përgjakën procesin elektoral lokal

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i zgjedhur i PS Petro Koçi në Fier, ditën e sotme ka përkujtuar 29 Majin e 1994, ku u përgjak procesi elektoral.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se PD e përgjaku procesin elektoral, me armë, grushta dhe fyreje.

“Sot eshte 29 Maj. 1.Si sot 27 vjet me pare eshte kryer masakra e Libofshes. Viti 1994. Bandat e PD pergjaken procesin elektoral lokal. Armet, rrahjet, gjaku, grushtat, fyerjet, falsifikimet, grabitja e votes i dhane kryetarin e Komunes regjimit te Berishes. Slogani i PD: pushteti merret ne gjak.

Asnje titullar i PD nuk ka kerkuar falje per kete.

2. Si sot 25 vjet me pare falangat e policise dhe SHIK iu versulem selise se PS Fier sepse po benim miting me 30 vete ne oborrin e saj. Viti 1996. Selia u qellua me bresheri kallashnikovi nga furgoni i policise. Lufte ne shkallet e selise derisa mbrriti helikopteri me nendrejtorin e pergj te policise nga Tirana. Nje dite me pare kishte ndodhur hataja ne sheshin Skenderbej. U arrestuan nenkryetari i Keshillit te Rrethit Maksim Cunaj sepse po vinte drejt selise dhe shume te tjere. Ishim vetem 3 dite pas masakres se 26 Majit.  Rrnohet per me tregue,” shkruan Koçi në postimin e tij.

Për datën e 29 majit një reagim e ka edhe Ermioni Cekani, ish Drejtoresha Arsimore e Kamzës, e cila shkruan se të gjithë e dinë se çfarë ndodhi në Fier, por që nuk e dinë se çfarë ndodhi në Elbasan.

Ajo thotë se atë kohë shefi i komisaritatit, Afrim Zeqi e ka kërcënuar duke i thënë “nëse burri jot nuk del hapur në shtyp dhe të deklarojë që është kundër PS-së, ti do i rritësh fëmijët jetimë!”.

“Ju dini çfarë ndodhi në Fier. Ne dimë cfarë ndodhi në Elbasan. Socialistë të tjerë dinë se çfarë iu ka ndodhur atyre. Këto duhen memorizuar në një libër. Ju mirë bëni që i kujtoni. Sepse rilandasit, që e njohën PS-në vetëm këto vite që është në pushtet, as ia kanë idenë e sakrificave të socialistëve të vërtetë kur PS-ja ishte në opozitë. Na arrestuan edhe ne, në Elbasan. Një Afrim Zeqiri, shef komisariati i asaj kohe, i binte tavolinës me qytën e pistoletës dhe më bënte presion duke më kërcënuar se: “nëse burri jot nuk del hapur në shtyp dhe të deklarojë që është kundër PS-së, ti do i rritësh fëmijët jetimë!” Kemi vënë kokën në rrezik për PS-në. Ishte e vështirë të ishe socialist ato vite, tani që PS-ja është në pushtet i ngjiten të gjithë nga pas,” shkruan Cekani.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img