Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

27-vjeçarja në Kamzë vrau veten pasi i publikuan foto intime në Tik Tok, kapet autori

Shkruar nga Newsbomb
27-vjeçarja në Kamzë vrau veten pasi i publikuan foto intime

Policia e Tiranës ka zbardhur shkakun që çoi 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes në Kamzë mbrëmjen e së shtunës (10 shkurt), duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt të pallatit ku jetonte me qira.

Sipas uniformave blu, 27-vjeçarja u hodh nga kati i katërt i pallatit, pasi një 39-vjeçar i identifikur me emrin Altin Çoku  kishte publikur në internet foto intime të vajzës fatkeqe. 39-vjeçari i cili publikoi foto intime të 27-vjeçares është arrestuar nga policia. Ai akuzohet për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes".

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Burime për mediat bëjnë me dije se 27-vjeçarja ishte në proces divorci nga bashkëshorti i saj, i cili është nga Kosova.

Për shkak të krizës në martesë 27-vjeçarja ishte kthyer në Kamzë. Ajo kishte edhe një vajzë 2 vjeçe nga martesa në Kosovë.

Gjatë kohës së qendrimit në Kamzë e reja ishte njohur me 39-vjeçarin Altin Çoku. Sipas burimeve gjatë daljeve në hotel me të renë, Çoku i ka bërë foton intime 27-vjeçares, të cilën më pas dyshohet se e publikoi në Tik Tok.

Njoftimi i policisë

Kamëz

I publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën "Teuta", ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

- A. Ç., 39 vjeç, për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes".

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe: Tragjike në Tiranë, 27-vjeçarja humb jetën pasi bie nga kati i katërt

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese