Tirana
overcast clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
77 %
3.6kmh
90 %
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

27 vitje pritje dhe golavarazh më të mirë se Vllaznia, TEUTA kampione e Kategorisë Superiore

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Teuta e Durrësit ka fituar sot me rezultatin e thellë 6-1 ndaj Apolonisë duke marrë kështu zyrtarisht titullin kampion pas 27 vitesh pritje.

Një ndeshje totalisht e dominuar nga skuadra vendase që nuk e diskutoi për asnjë moment rezultatin. Bregu dhe Vila shënojnë dy golat e parë për Teutën, ndërsa Mihana ngushton rezultatin.

Në pjesën e dytë, vendasit shënojnë sërish me Bregun që bën tripletë, ndërsa Apolonia ngelet me 9 lojtarë. Arapi dhe Plaku mbyllin siparin e golave dhe Teuta fiton zyrtarisht titullin falë golavaraazhit më të mirë se Vllaznia.

Fitore edhe për Vllazninë 2-0 ndaj Laçit, por që nuk mjafton pasi durrsakët e mbyllën me golavarazh më të mirë se shkodranët.

Kastrioti fitoi 1-2 ndaj Kukësit dhe siguroi vendin e 8-të të Play Off duke lënë pas Bylisit. Fitore morën edhe Tirana ndaj Skënderbeut, por edhe Partizani ndaj Bylisit në transfertë. Tashmë Superliga pas 36 javësh jep verdiktet e fundit të këtij sezoni me Teutën kampione, Bylis dhe Apolonia në Kategorinë e parë, ndërsa Kastrioti do të luajë në Play out ndaj Tomorit.

Tirana-Skënderbeu 3-1

Kukësi-Kastrioti 0-2

Bylis-Partizani 2-4

Vllaznia-Laçi 2-0

Teuta-Apolonia 6-1

tabela
Renditja
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img