Hapësire reklamuese

Aktualitet

27 vite punë në sistemin e drejtësisë, prokurori i Tiranës Isa Jata del nesër në vetting

Shkruar nga Newsbomb

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Isa Jata do të përballet të martën më 13 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Alma Faskaj.

Isa Jata ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, ku punon prej vitit 1994. Për më shumë se një dekadë, Jata e ka ushtruar funksionin në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa prej vitit 2015 punon si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Isa Jata zotëronte pasuri të llogaritur në 1.2 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kap vlerën e 8.5 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 5.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 701 mijë lekësh, kusime në cash prej 450 mijë lekësh dhe një automjet me vlerë 540 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 28.9 milionë lekë, nga të cilat 77% burojnë nga paga e Z. Jata dhe 23% nga puna e bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” transaksionet e kryera me një apartament si dhe një hua për shkollimin e vajzës.

Në vitin 2010, subjekti deklaron shtesë pasurie të paluajtshme një apartament banimi në vlerë 30,000 euro, me burim financimi kursimet familjare dhe një kredi me vlerë 15,000 euro. Ai sqaron në deklarim se apartamenti është blerë me deklaratë noteriale, por për shkak se shitësi nuk kishte kontratë shit-blerje dhe apartamenti ishte i pahipotekuar, ai ka nënshkuar edhe një kontratë sipërmarrje (pa detyrime).

Në vitin 2015, subjekti deklaron se ka marrë borxh pa afat nga vëllai si mbështetje për studimet e vajzës në  shumën 500,000 lekë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.