Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
69 %
2.1kmh
75 %
Enj
26 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

“27 vite në punë”, QSUT falenderon kryeinfermieren e Reanimacionit Pediatrik: Një profesioniste e papërtuar dhe me zemer fisnike

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6e3dbe836bd862cb04f1ed759a3ff893

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë i ka shprehur mirënjohjen kryeinfermiere në Shërbimin e Reanimacionit Pediatrik, Kristina Marku.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale se QSUNT shkruan se nga viti 1984 dhe prej  gati 27 Marku është kryeinfermiere, që punon me përgjegjësi dhe përkushtim.

Ndër të tjera QSUT teksa e falenderon për punën shprehet krenare qe ka një profesioniste si Kristina Marku, e aftë, e devotshme, e papërtuar dhe me zemer fisnike.

Postimi i plotë:

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë

Kristina Marku ka filluar punën e saj fisnike si infermiere në QSUNT nga viti 1984 dhe prej  gati 27 vitesh është kryeinfermiere në Shërbimin e Reanimacionit Pediatrik.  Detyra e vështire e kryeinfermieres iu përshtat më së miri, pasi ajo punon me përkushtim dhe përgjegjësi, dhe kolegët e saj shprehen të nderuar ta kenë përkrah dhe të bashkepunojnë me të.

Kristina ka arritur të krijojë një harmoni mes stafit të shërbimit, dhe kjo reflektohet në klimën miqësore dhe të ngohtë, dashamirësinë e jashtezakonshme që hasin pacientët e vegjël dhe prindërit e tyre në këtë pavion.

Kur e pyet Kristinën se përse zgjodhi këtë profesion, ajo të përgjigjet me thjeshtësi : “Sepse më pëlqen të pëkujdesem dhe të ndihmoj të sëmurët”. 

Kristina punon me dashuri që pacientët e vegjël  të marrin një përkujdesje të veçantë, dhe prindërit e tyre të kenë mbështetjen shpirtërore dhe fjalën e ngrohtë që e kanë aq të nevojshme. U jep kurajo, forcë, shpresë dhe lumturohet bashkë me ta, kur ia dalin të fitojnë betejën për jetën.

Krenare qe kemi mes nesh një profesioniste si Kristina Marku, e aftë, e devotshme, e papërtuar dhe me zemer fisnike.

#qsut #nenetereza #krenare

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img