Tirana
clear sky
12.3 ° C
12.3 °
12.3 °
67 %
1.6kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

“27 kallëzime për procesin zgjedhor”, Prokuroria jep të dhënat: 18 në verifikim, 6 materiale në SPAK

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria ka dhënë të dhënat në lidhje me kallëzimet që janë bërë për procesin zgjedhor në vendin tonë.

Sipas njoftimit, janë bërë deri tani 27 kallëzime për procesin e zgjedhjeve.

Për momentin 18 prej tyre janë në verifikim, ndërsa 6 materiale i kanë kaluar SPAK-ut.

Njoftimi i plotë:

Tiranë, 27 prill 2021. Në vijim të masave administrative dhe procedurale të ndërmarra nga Prokurori i Përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore për periudhën para, gjatë dhe pas zgjedhore, prokuroria është angazhuar për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, në kompetencë lëndore të juridiksionit të përgjithshëm.

Përgjatë periudhës 23.04.2021 – 26.04.2021 prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë raportuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, mbi veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, si më poshtë:

Për veprën penale, Neni 325 “Pengimi i subjekteve zgjedhore” –  2 Kallëzime/referime/ ardhur me transferim;

Për veprën penale, Neni 327 “Shkelja e fshehtësisë së votimit” – 2 Kallëzime/referime/ regjistruar kryesisht;

Për veprën penale, Neni 328 “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” – 3 Kallëzime/referime/ regjistruar kryesisht dhe 1 material kallëzues ardhur me transferim;

Për veprën penale, Neni 328/a Përdorimi i funksionit publik” –  11 Kallëzime/referime/ regjistruar kryesisht si dhe 8 materiale kallëzuese të ardhura me transferim;

Për veprën penale, Neni 330 “Pengimi i zgjedhësit” –  1 Kallëzime/referime/ regjistruar kryesisht;

Për veprën penale, Neni 248 “Shpërdorim detyre ne lidhje me aktet ligjore per zgjedhjet” –  7 Kallëzime/referime/ regjistruar kryesisht;

Për veprën penale, Neni 329 “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” – 1 Kallëzime/referime/ ardhur me transferim.

Nga referimet në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për veprat e sipërcituara rezulton se janë regjistruar 8 procedime penale, 18 materiale kallëzuese janë në fazën e verifikimit paraprak dhe 6 materiale kallëzuese i janë transferuar SPAK –ut për kompetencë lëndore.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img