Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
50 %
1.5kmh
75 %
Mër
26 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
30 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

26 vjetori i masakrës së Srebrenicës, Borrell dhe Varhelyi: Në Europë nuk ka vend për mohim të gjenocidit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Në Bosnje dhe Hercegovinë shënohet 26 vjetori i masakrës së Sebrenicës, ku forcat serbe të Bosjnjes vranë mbi 8000 burra dhe djem myslimanë. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë i ka konsideruar gjenocid në vitin 2007 këto vrasje.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, në një deklaratë të përbashkët thanë se në Europë nuk ka vend për mohim të gjenocidit, ndaj është detyra e BE që ta përkujtojë gjithmonë masakrën e Srebrenicës.

albsig

“Teksa shënojmë 26-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, është detyra jonë e përbashkët që ta kujtojmë atë përgjithmonë. Në Evropë nuk ka vend për të mohuar gjenocidin, revizionizmin dhe për të madhëruar kriminelët e luftës. Këto janë në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane. Përpjekjet për të rishkruar historinë janë të papranueshme”, thanë ata.

Gjithashtu ata thanë se Europa nuk e ka harruar përgjegjësinë e saj për dështim në parandalimin e gjenocidit në Srebrenicë. Zona ku ka ndodhur masakra e Srebrenicës 26 vjet më parë, ruhej nga paqeruajtësit holandezë të Kombeve të Bashkuara.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img