Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

26 vite nga tragjedia e Otrantos, 81 shqiptarë humbën jetën gjatë përpjekjes për të mbërritur në Itali

Shkruar nga Newsbomb
26 vite nga tragjedia e Otrantos, 81 shqiptarë humbën jetën

Sot bëhen 26 vite nga tragjedia e Otrantos, ku humbën jetën 81 shqiptarë, shumica gra e fëmijë gjatë tentativës për të mbërritur në Itali.

Në bordin e anijes “Katri i Radës” ishin 142 persona, nga ku 81 humbën jetën dhe vetëm 61 mundën të mbijetonin. Trupat e 23 personave nuk u gjendën kurrë.

Anija shqiptare u mbyt nga forcat detare italiane në Ngushticën e Otrantos.

Eksodi i madh i shqiptarëve drejt Italisë kishte nisur prej kohësh, por kulmoi në vitin 1997 kur situata në Shqipëri ishte e trazuar.

Autoritetet italiane tentuan sekuestrimin e anijes me emigrantë shqiptarë, por gjatë përpjekjes për ta bllokuar, anija italiane “Sibilla” u përplas me Katrin e Radës” duke e mbytur atë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese