Hapësire reklamuese

Aktualitet

26 viktima nga koronavirusi në Kinë, apeli i Manastirliut: Shqipëria rrezik të ulët. Të merren masa paraprake

Shkruar nga Newsbomb
Te prekurit nga virusi ne Kine

Aktualisht ka arritur në 26 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë, ndërsa autoritetet kineze kanë vendosur një bllokadë në transportin publik në 10 qytete në vend.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë një njoftim për të shpjeguar opinionin publik ku thotë se vendi ynë nuk preket nga koronavirusi i ri i identifkuar në Wuhan, Kinë.

Megjithëse OBSH nuk ka përcjellë të dhëna të sakta nëse virusi mund të transmetohet nga njeriu tek njeriu, ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë apel që të merren masat paraprake për t’u mbrojtur nga depërtimi i koronavirusit të ri, që po alarmon Kinën.

Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, ISHP duhet të përforcojë survejancën e infeksioneve të rënda respiratore akute në bashkëpunim me të gjitha spitalet e vendit. Sakaq kërkon që të merren masa për vënien në zbatim të planeve të emergjencës për reagimin ndaj infeksioneve virale, sipas shkallës së rrezikshmërisë

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron opinionin publik se Shqipëria është vend me rrezikshmëri të ulët për t’u prekur nga koronavirusi i ri i i identifkuar në Wuhan, Kinë. Megjithatë, në zbatim të rekomandimeve të OBSh-së, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka nxjerrë një urdhër për marrjen e masave parapërgatitore, për t’u mbrojtur nga depërtimi i koronavirusit të ri, edhe pse duhet theksuar se, sipas OBSH jemi kushtet kur ende nuk ka të dhëna të qarta mbi mënyrën e trasnmetimit nga njeriu tek njeriu.

Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, ISHP duhet të përforcojë survejancën e infeksioneve të rënda respiratore akute në bashkëpunim me të gjitha spitalet e vendit. Urdhri specifikon që ISHP të përgatisë përkufizimin e rastit, udhëzimet për survejancën, hetimin epidemiologjik dhe menaxhimin e rasteve në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit. Sipas urdhrit të Ministres Manastirliu strukturat përgjegjëse të marrin masat për vënien në zbatim të planeve të emergjencës për reagimin ndaj infeksioneve virale, sipas shkallës së rrezikshmërisë", thuhet në njoftimin e ministrisë së shëndetësisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll