Hapësire reklamuese

Aktualitet

"250 euro për person dhe direkt në BE", shpallet në kërkim një person dhe procedohet një tjetër, në pranga edhe dy hajdutët në Korçë (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
"250 euro për person dhe direkt në BE", shpallet në

Policia e Korçës ka arrestuar shtetasit Aurel Lika dhe Eduart Ostej, pasi akuzohen për vjedhje të kryer në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Gjithashtu u shpall në kërkim Sidrit Bejleri dhe u procedua në gjendje të lirë Mariglen Cangtari, pasi braktisën mjetin me 17 emigrantë të paligjshëm pranë vendit të quajtur "Guri i Kuq", në Pogradec.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, në kuadër të operacionit "Perimetri".

U konstatuan duke transportuar 17 emigrantë të paligjshëm, shpallet në kërkim 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor "Perimetri", kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë shpallja në kërkim e shtetasit S. B., 35 vjeç dhe u procedua penalisht shtetasi M .C., 33 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar pranë vendit të quajtur "Guri i Kuq", në Pogradec, mjetin tip furgon "Benz", me të cilin dyshohet se drejtuesi, shtetasi S. B. (i cili ka braktisur mjetin) dhe shtetasi M. C. po transportonin 17 emigrantë të paligjshëm, të cilëve shpërblimit 250 euro për person, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

----------

Korçë

Zbardhen dhe dokumentohen 3 vjedhje, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. L., 38 vjeç, banues në Libonik, Maliq dhe E. O., 37 vjeç, banues në Korçë. Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas janë autorë të dyshuar të vjedhjes së disa pajisjeve elektrike, sendeve dhe orendive të ndryshme në banesat në pronësi të shtetasve A. Dh. dhe Dh. Z., si dhe në magazinën në pronësi të shtetasit M. Z., ngjarje të ndodhura më datë 11.07.2021 dhe 18.07.2021, në lagjet nr 1, 11 dhe 13 të qytetit të Korçës.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën "Vjedhja", kryer në bashkëpunim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.