Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

25 vjeçarja nga Lushnja denoncim në polici: Komshiu 69 vjeçar më kërkon të bëjë seks me të, më përndjek

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një vajzë 25 vjeçare nga fshati Mizë i Lushnjes, nuk e ka duruar dot “persekutimin seksual” prej disa javësh që i bënte fqinji i saj, 69 vjeçari me inicialet D.SH, ndaj dy ditë më parë i është drejtuar e vetme komisariatit të Lushnjes, ku ka bërë kallzmin për të moshuarin.

Policia e Lushnjes njofton se vajza është paraqitur në komisariat, ku ka rrëfyer historinë. Fqinji e përndiqte dhe i kërkonte seks kudo që ajo shkonte. Situata sipas vajzës, ishte bërë stresuese. Ajo nuk ka dashur fillimisht që të përfshijë familjarët në këtë çështje, por kur ka parë se gjithcka po bëhej e padurueshme, është nisur drejt komisariatit.

25 vjeçarja ka rrëfyer në polici se me fqinjin i ndante një oborr. Para disa muajsh, 69 vjeçari i është afruar dhe i kishte bërë komplimente. Vajza nuk i kishte kushtuar rëndësi duke menduar se kishte qenë i dehur. Por, kur ajo dilte për punët e saj të përditshme në fshat, fqinji “rastësisht” gjendej gjithmonë pas saj. E ndalonte shpeshherë dhe i kërkonte të iknin bashkë në vende larg syve të fshatit, madje duke i kërkuar të kryente marrëdhënie.

Policia sapo ka marrë dëshminë e vajzës, e ka thirrur të moshuarin. Ky i fundit e ka pranuar simpatinë për vajzën, por ka deklaruar në organet e rendit se nuk I ka kërkuar favore seksuale. Dhe në fund, policia për mungesë provash, e ka proceduar në gjendje të lirë plakun 69 vjeçar.

Më shumë




spot_img








spot_img