Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

25 vite nga Masakra e Reçakut, Rama: Nderim për viktimat

Shkruar nga Newsbomb
25 vite nga Masakra e Reçakut, Rama: Nderim për viktimat

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar masakrën e Reçakut. Në llogarinë e tij në “Facebook”, Rama shkruan se në këtë 25-vjetor nderimi shkon për vikatimat e këtij spastrimi etnik të Kosovës, që tronditi mbarë botën.

“25 vite nga Masakra e Reçakut

Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës, që tronditi mbarë botën dhe qëndron përjetësisht si gur themeltar i kujtesës së Kosovës shtet”, shkruan Rama.

Si sot 25 vite më parë, më 15 janar 1999 ka ndodhur “Masakra e Reçakut”, ku forcat paramilitare serbe vranë pa paralajmërim 45 shqiptarë, burra e gra, të paarmatosur, në Reçak të Kosovës, mes të cilëve dhe një djalë 12 vjeçar.

Masakra që mori emrin e fshatit ku u kryen krimet dhe ndryshoi rrjedhën e historisë u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që solli edhe ndërhyrjen e NATO-s. Shefi i misionit të OSBE-së, Ëilliam Ëalker kishte ngritur shqetësimin për krimet kundër njerëzimit që po kryheshin në Kosovë. Për këtë u ndërmor misioni ushtarak që solli më pas edhe tërheqjen e forcave serbe nga Kosova dhe vendosjen e administratës ndërkombëtare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese