Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“25 vite Kushtetutë”, Begaj: Kemi bërë hapa përpara në reformën në drejtësi

Shkruar nga Newsbomb
“25 vite Kushtetutë”, Begaj: Kemi bërë hapa

Presidenti Bajram Begaj, gjatë fjalës së tij në seancën plenare të zhvilluar me rastin e 25-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese, është shprehur se vendi ynë ka bërë hapa të dukshëm për reformën në drejtësi.

Begaj tha se Kushtetuta e vitit 1998 është shprehje e aspiratave të popullit për një Shqipëri më demokratiek dhe europiane. Sipas presidentit kjo Kushtetutë është edhe tregues i profesionalizmit të lartë të ekspertëve shqiptarë të mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë, ku një rol të veçantë ka lujatur edhe komisioni i Venecias.

Kreu i shtetit thekson se ky komision ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për demokracinë dhe forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

“Ne populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen 25 vite më parë me referendume shprehëm vullnetin për të miratuar ligjet themeltare të shtetit.

Kushtetuta e vitit 1998 është shprehje e aspiratave të popullit tonë për një Shqipëri demokratike dhe europiane, kjo Kushtetutë është edhe tregues i profesionalizmit të lartë të ekspertëve tanë të mbështetur e të ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë ku një rol të veçantë ka luajtur edhe komisioni i  Venecias.

Ndër vite ky komision ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për demokracinë dhe forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Opinionet e tij të vlefshme dhe këshillimet e vazhdueshme mbi parimet kushtetuese, balancat e pushtetit pavarësia mbi gjyqësorin, zgjedhjet, drejtësia kushtetuese dhe mbrojtja e lirive themelore kanë qenë vendimtare.

Shpallja e Kushtetutës së parë pas rënies së diktaturës komuniste u bë në një ditë shumë të rëndësishme më 28 nëntor, Ditën e Pavarësisë, duke hedhur themelet e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e demokracisë, ishte jehonë e përpjekjeve tona në shekuj për të ndërtuar një shtet modern”, tha Begaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese