Hapësire reklamuese

Politikë

“25 prilli, provë force e karakterit tonë shqiptar”, Rama: Kemi bërë shumë, dhe shumë kemi, ama mos harroni dhe për të humbur ka shumë

Shkruar nga Newsbomb
“25 prilli, provë force e karakterit tonë shqiptar”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh nga Prrenjasi se 25 prilli do të jetë provë force e karakterit shqiptar.

“25 prilli është provë force e karakterit tonë, e karakterit shqiptar. E karakterit për të cilin i admirojmë këngët tona. E karakterit që duhet ta provojmë se e kemi. Se jemi të gatshëm ta vëmë në dispozicion të këtij vendi në 25 prill”, tha Rama, ndërsa theksoi se PS ka bërë shumë, ama ka më shumë për të bërë.

“Kemi bërë shumë, ka shumë për të bërë, por mos harroni se ka dhe shumë për të humbur. Kas humë për të humbur për ata që me të drejtë presin më shumë. Ata që me te drejtë presin më shumë duhet të garantojnë që çka kemi bërë nuk do ta marrë lumi”, shtoi ai.

Më tej, Rama tha se PS dhe Qeveria e drejtuar prej tij, ulin taksat për ata që kanë më pak dhe i rrisin për ata që kanë më shumë, kurse PD bën të kundërtën, sipas tij.

“Ne nuk jemi partia që rrisim taksat për ata që kanë më pak, por për ata që kanë më shumë. Ndërkohë, ata që duan të rikthehen pasi nuk kanë bërë asnjë ndryshim dhe janë po ata, përvecëse këtë herë kanë vënë përpara dikë që bën rolin e dhëndërit, por që kontrollohet nga ata të cilët i rrijnë pas”, tha Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.