Hapësire reklamuese

Bota

25 persona të vdekur nga të shtënat në Rio de Janerio, banorët akuzojnë policinë

Shkruar nga Newsbomb
25 persona të vdekur nga të shtënat në Rio de Janerio,

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka kritikuar ashpër një sulm policor kundër trafikantëve të dyshuar të drogës në Rio de Janeiro. Mes akuzave përmenden abuzim dhe ekzekutime pa gjyq.

Gjatë operacionit policor ditën e djeshme në Rio De Janeiro 25 persona mbetën të vdekur, mes tyre një oficer policie.

Banorët thonë se policia vrau të dyshuarit që donin të dorëzoheshin dhe hynë në shtëpitë e tyre pa urdhër. Policia ka mohuar çdo keqbërje, duke thënë se oficerët kanë vepruar në vetëmbrojtje.

Rio de Janeiro është një nga qytetet më të dhunshme të Brazilit dhe zona të mëdha janë nën kontrollin e kriminelëve, shumë prej tyre të lidhur me banda të fuqishme të trafikut të drogës. Forcat e sigurisë shpesh akuzohen për forcë joproporcionale gjatë operacioneve të tyre anti-krim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu