Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
16 °
Hën
12 °
E enjte, 30 Mars, 2023

25 mijë anëtarë të PS-së votojnë për delegatët, Balla: Lezha dhe Dibra votojnë të shtunën

Lajme të ngjashëm

Procesi për zgjedhjen e delegatëve dhe Kongresi i Partisë Socialiste, duket se ka qenë kryefjala e mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PS-së.

Në përfundim të mbledhjes, deputeti Taulant Balla informoi publikun me disa statistika nga procesi i zgjedhjes së delegatëve. Balla tha se deri tani kanë votuar 24,783 anëtarë të PS-së duke zgjedhur nga 337 delegatë, 146 gra dhe 109 të rinj dhe të reja.

Nga zgjedhja e delegatëve dua të theksoj se nga 337 janë zgjedhur 146 gra dhe 109 të rinj dhe të reja, duke respektuar tërësisht vendimin e asamblesë kombëtare të PS-së.

Ajo që dua të komunikoj sot është se procesi i zgjedhjes së delegatëve është gati në Lezhë dhe në Dibër. Do t’i kërkoja çdo anëtari që ditën e shtunë të ushtrojë detyrimin e tij statutor për të votuar delegatët e Kongresit.

Në 16 mars pasi të jetë mbyllur procesi edhe në qarqe të tjera shkojmë në Kongresin  e PS-së. Faleminderit 25 mijë anëtarëve të PS-së që kanë votuar për delegatëtë”, tha deputeti i PS-së Taulant Balla.

Më shumë