Tirana
scattered clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
16 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

25 korriku datë e kobshme për Kosovën, një tragjedi si kjo ndodhi edhe në 2002

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dhjetë shqiptarë të Kosovës që u nisën nga Frankfurti për në Kosovë, ndërruan jetë dhe 44 të tjerë u lënduan, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin humbi kontrollin dhe doli jashtë rrugës.

Aksidenti tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në Slavonski Brod të Kroacisë, raporton Gazeta Sinjali.

15 nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore, në mesin e tyre edhe një vajzë e mitur.

Kjo tragjedi përkon me ngjarjen e kobshme të 19 viteve më parë, më 25 korrikun e 2002, kur si pasojë e një aksidenti në kufirin me Malin e Zi, humbën jetën 12 kosovarë dhe së paku 30 të tjerë u lënduan.

Si sot, edhe atë ditë, një autobus u rrokullis pranë kufirit Mal i Zi – Kosovë, brenda territorit të Kosovës, çka shkaktoi vdekjen e 12 kosovarëve dhe lëndimin e rreth 30 të tjerëve.

Autobusi ka qenë i Prishtinës, me pasagjerë që ktheheshin nga Ulqini për në Kosovë, kur u rrëzua në një humnerë afro 100 metra të thellë.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img