Hapësire reklamuese

Politikë

242 vjetori i pavarësisë, Basha mesazh urimi për amerikanët

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar me anë të një postimi miqtë e tij amerikanë me rastin e festës së pavarsisë së SHBA-ve.

Basha ka shkruar se midis të drejtave qëndron jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë, një pjesë kjo e marrë hua nga kryedemokrati.

POSTIMI:

“Ne i mbajmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se ata janë pajisur nga Krijuesi me të drejta të patjetërsueshme, se midis këtyre të drejtave janë Jeta, Liria dhe kërkimi i Lumturisë.” Me këto fjalë monumentale nga Deklarata e Pavarësisë së SHBA i uroj të gjithë miqtë tanë amerikanë: Gëzuar 4 Korrikun, Happy 4th of July!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll