Hapësire reklamuese

Aktualitet

24 vjeçarja shtatzënë në intubim te Infektivi, mjekët shpëtojnë foshnjën, familja APEL për ndihmë dhe kurim në Turqi

Shkruar nga Newsbomb

Familja Kaba, kërkon ndihmë për vajzën 24 vjeçare e cila ndodhet e shtruar në Spitalin Infektiv pasi është prekur nga Covid-19. Mjekët janë detyruar të bëjnë lindje të parakohshme për shkak se e reja ishte shtatzënë.

Fatmirësisht foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, por vetë nëna e saj Xheni Kaba, ndodhet në intubim dhe shëndeti i saj po përkeqësohet. Familja apelon për këdo që ka mundësi që të dhurojë sado pak pasi 24 vjeçarja duhet të dërgohet për mjekim në Turqi. Për këtë, nevojiten 40,000 euro.

Njoftimi i familjes Kaba:

Xheni Kaba, 24 vjec, rezultoi pozitive me COVID-19 ne fundin e muajit Gusht. Gjendja u perkeqsua duke perfunduar ne shtrimin e familjares sone ne Spitalin Infektiv. Ajo priste gjithashtu nje femije ndaj mjeket moren vendimin per te kryer nje lindje te parakohshme.

Bashke me gezimin se foshnja ishte shendoshe e mire ndanim dhe trishtimin se gjendja e Xhenit vijonte te perkeqsohej. Ajo ndodhet tashme ne intubim ne nje gjendje teper te rende qe kerkon nje trajtim me te mire ne Turqi. Kerkohet nje vlere rreth 40,000 € por do te ishim mirenjohes per kedo qe mundet te na ndihmoj me cfaredolloj shume parash qe ka mundesi.

Emertimi i llogarise: Dafina Kaba

Emri i bankes: BKT

IBAN: AL1420511258774772CLIDCLALLA

Sëift Kodi: NCBAALTX

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.