Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

24-vjeçari vrau 15 studentë në Pragë, e shtuna shpallet ditë zie në Çeki

Shkruar nga Newsbomb
24-vjeçari vrau 15 studentë në Pragë, e shtuna shpallet

Republika Çeke ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare pas ngjarjes tragjike të shënuar pasditen e djeshme në një universitet në Pragë, ku një person i armatosur vrau 15 persona dhe plagosi 25 të tjerë.

Presidenti Petr Pavel shprehu trishtimin për këtë ngjarje, teksa tha se njerëz të pafajshëm humbën jetën nga një sulm i tmerrshëm. Kjo ishte një nga ngjarjet më tragjike të shënuar ndonjëherë në Çeki.

Autori i kësaj ngjarje të rëndë është 24-vjeçari David Kozak, api zjarr në korridoret dhe klasat e ndërtesës, duke vrarë në mënyrë të rastësishme, ndërsa stafi dhe studentët përdorën objekte të ndryshme për të bllokuar hyrjet e klasave. Pamjet dramatike të shpërndara në mediat sociale treguan njerëz që qëndronin në një parvaz të dritares, për t’i shpëtuar plumbave, por një vajzë ka rënë nga lartësi duke humbur jetën.

Autori, i cili pasi kreu masakrën i dha fund jetës së tij, për t’i shpëtuar prangave, ishte një student në këtë universitet dhe pa precedent të mëparshëm penal. I riu dyshohet se vrau edhe babain e tij dhe mund të jetë i lidhur me vdekjen e dy personave javën e kaluar.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese