Hapësire reklamuese

Rajoni

24-vjeçari vetëvritet në kampin e azil-kërkuesve në Korinth, refugjatët shpërthejnë në protesta (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
24-vjeçari vetëvritet në kampin e azil-kërkuesve në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendrën për refugjatë në qytetin e Korinthit, në Greqi, ku një 24-vjeçar kurd i ka dhënë fund jetës.

Mediat greke bëjnë me dije se ai ishte në qendrën e paraburgimit për 16 muaj dhe priste që dje të lihej i lirë, por autoritetet greke morën vendimin që ai të mbahej edhe disa kohë në paraburgim.

24-vjeçari i dëshpëruar për vendimin ka ndërmarrë aktin e rëndë. Sipas mediave greke, refugjati është gjetur i vdekur në një nga banjat e qendrës.

Tensionet shpërthyen në Qendër pas incidentit. Disa emigrantë-refugjatë sulmuan ambulancën që shkoi në vend për të marrë trupin e 24 vjeçarit.

Pas ngjarjes së rëndë ka reaguar edhe Lëvizja Kundër Racizmit dhe Fashizmit (KEERFA), e cila denoncon kushtet çnjerëzore në kampet e qëndrimit të refugjatëve, ku sipas mediave greke mbahen njerëz që nuk kanë kryer asnjë krim, por thjesht kërkojnë azil politik.

https://youtu.be/yJCNMmn4pw4
https://youtu.be/xD7IPnXEm4E

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.