Rreth 200 mbetje skeletesh janë gjetur në periferinë e Gasabos në Kingali të Ruandës, të cilat dyshohet se i përkasin banorëve të zonës që u cilësuan të humbur gjatë genocidit të vitit 1994.
Sipas mediave të huaja, në luftën e 24 viteve më parë rreth 3 mijë banorë të provincës u deklaruan të humbur, ndërsa rreth 800 mijë të tjerë u zhvendosën nga militantët Hutu për vetëm 100 ditë.
Eshtrat u gjendën të groposur në katër vende të ndryshme, ndërkohë që grupet hetimore kanë mbërritur në vendndodhje për të zbuluar më shumë për identitetin tyre.
Genocidi i ndodhur në vitin 1994 në Ruandë është cilësuar si një ndër më të rëndët, që zhduku më shumë se 60% të popullsisë vendase.