Tirana
scattered clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
40 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

24 orë nga zjarri në traget, vijojnë kërkimet për 12 të zhdukurit, 3 grekë dhe 9 të huaj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kanë kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë ku trageti i linjës Igumenicë-Brindizi, në afërsi të Korfuzit u përfshi nga flakët.

Pas shumë orësh luftë, autoritetet kanë arritur që të shuajnë flakët, ndërsa Rojet bregdetare vijojnë këkrimet për të bërë të mundur gjetjen e 12 pasagjerëve që janë zhdukur.

Mësohet se personat e zhdukur janë shtatë bullgarë, tre grekë, një turk dhe një lituanez. Gjashtë komando të rojes bregdetare janë në gatishmëri për të ndërhyrë sa herë që është e nevojshme.

Tre zjarrëfikës kanë mbetur të lënduar dhejanë dërguar në spital pasi nga trageti ka pasur shpërthime të forta. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, por mjekët duan t’i monitorojnë për të përjashtuar çdo mundësi.

“Që në momentin e parë ka pasur një operacion të drejtpërdrejtë dhe gjigant nëpërmjet Rojes Bregdetare, Forcave Ajrore, Marinës, si rezultat i të cilit janë shpëtuar 280 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit dhe janë transportuar të sigurt në Korfuz. Aktualisht po vijojnë hetimet për gjetjen e 12 të zhdukurve. Mes tyre janë edhe 3 grekë, me familjet e të cilëve jemi në kontakt të vazhdueshëm. Pranë tyre është edhe një psikolog specialist i rojes bregdetare”, tha ministri i Transportit Giannis Plakiotakis.

Më shumë




spot_img








spot_img