Hapësire reklamuese

Aktualitet

24 orë nga vendimi i nesërm, MACRON nuk ndërron mendje as në darkën me liderët e 28 vendeve anëtare

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti i Francë Emmanuel Macron

Presidenti i Francës Emmanuel Macron refuzon kategorikisht të hapë negociatat për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.  

Mediat e huaja raportojnë se në darkën e shtruar me 28 krerët e vendeve anëtare të BE-së, Macron nuk pranuar aspak sugjerimet për të reflektuar në favor të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Samiti i KE-së do të mbyllet nesër kur do të merren një sërë vendimesh për buxhetin e BE-së, masat ndaj Turqisë për ndërhyrjen në Siri, si dhe për hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Dje, në Tuluzë, Macron bëri me dije se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë bërë mjaftueshëm për të marrë ‘ok’-in për negociatat. Ndërkohë, ai bëri apel vendeve anëtare të BE-së të shqyrtojnë proccesin e zgjerimit të BE-së në vitet e ardhshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese