Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

24 orë nga aksidenti me 4 të vdekur, Rrugorja zbarkon në autostradën e Vlorës: Ndalohet LIVE Mercedesi me 160 km/h, hiqen 30 patenta (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

30 patenta janë bllokuar nga Policia Rrugore e Vlorës në autostradën Fier-Vlorë, 24 orë pas aksidentit tragjik që u mori jetën anëtarëve të familjes Gushi, shkruan newsbomb.al. Bilanc i rëndë ky në një kohë që gjithë opinioni publik është shokuar nga ngjarja e rëndë e regjistruar dje.

Papërgjegjshëmria e shoferëve të mjeteve ka bërë që Rrugorja të zbarkojë në terren dhe vetëm për pak orë, në autostradën e Vlorës, pak metra larg vendit ku u vra familja nga Patosi, janë bllokuar 30 leje drejtimi.

Pra, duket se ndërgjegjësimi i shoferëve ka qenë vetëm në rrjetet sociale, pasi sot në rrugë, në të njëjtën rrugë ku dje ndodhi aksidenti tragjik, është bërë “lemeri” me patenta të tërhequra nga Policia.

Dy postblloqe janë vendosur sot në këtë aks.

Gazetari Enrik Mehmeti ka qenë duke raportuar live pak minuta më parë, kur efektivët e Policisë Rrugore kanë kapur me radarë një fuoristradë tip Mercedes Benz ML me 160 km/h, shkruan newsbomb.al. Shpejtësia e lejuar në këtë rrugë është 110 km/h.

Për shkelje të tjera të qarkullimit, janë ndëshkuar 80 drejtues mjetesh. Ata lëviznin me shpejtësi pak kilimetra mbi atë të lejuarën, ose nuk kishin zbatuar rregulla të caktuara të qarkullimit. Në punë, policët kanë një radar të ri i cili fotografon shpejtësinë e mjetit, mjetin dhe targën e tij, dhe e nxjerr gjobën automatikisht.

Më shumë

spot_img
spot_img