Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një automjet me drejtues shtetasin M.A, 23 vjeç, ka përplasur një kalimtare, grua, në bulevardin Zhan D’Ark.
Gruaja e cila ende nuk është identifikuar është dërguar menjëherë drejt spitali, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Më datë 07.02.2023, në orën 16:00, në bulevardin Zhan D’Ark, shtetasi M. A., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetase, ende të paidentifikuar, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.