Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

23 vjeçari konfliktohet me çiftin e bashkëshortëve në Kurbin, merr kallashnikovin dhe qëllon në ajër para shtëpisë së tyre (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 23 vjeçar është arrestuar në Kurbin pas sinjalizimit të Policisë nga qytetarët se po kanoste me armë një familje. Ne pranga ka rënë shtetasi Daniel Gjelosh

Mësohet se shtetasi Daniel Gjeloshi, banues në Lezhë, pas një konflikti me çiftin P. N. dhe V. N. (bashkëshortë) ka shkuar pranë shtëpisë së tyre dhe kishte qëlluar me armë zjarri në ajër. 23 vjeçari tani do të përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe kanosjes.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik me një krehër me 24 fishekë. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”.

Njoftimi i plotë i Policisë Kurbin:

Kanosi një familje duke qëlluar me armë zjarri në ajër pranë banesës së tyre, reagimi i  menjëhershëm dhe profesional i Policisë ka bërë të mundur neutralizimin dhe vënien në pranga të 23-vjeçarit. 

Sekuestrohet arma e zjarrit automatik, me të cilën i riu ka qëlluar në ajër.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas një telefonate në Sallën Operative, se në fshatin Adriatik, një shtetas po qëllonte me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale. 

Punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit D. Gj., i cili për motive të dobëta ka kanosur shtetasit P. N. dhe V. N. (bashkëshortë), banues në Adriatik, Kurbin, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri automatik, në afërsi të banesës së tyre.  

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin u arrestua në flagrancë shtetasi D. Gj., 23 vjeç, banues në Lezhë.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me një krehër me 24 fishekë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”.

Më shumë

spot_img