Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

23 vite nga vrasja e nënës së këngëtares Elsa Lila, i vëllai i bën dedikimin prekës: Eva do të kujtojmë përherë

Shkruar nga Newsbomb
Eva Vishaj

Sot shënohen 23 vite nga vrasja e Eva Vishajt, nënës së këngëtares së njohur Elsa Lila.

Vrasja e saj është një nga ngjarjet e trishta që kujtohet nga viti 1997.

Në këtë 23 vjetor ajo është kujtuar nga vëllai i saj avokati i njohur Saimir Vishaj.

Përmes një postimi në rrjete sociale avokati i njohur i ka bërë një dedikim prekës motrës së ndjerë, ku teksa ka pulikuar një foto të saj shkruan: Eva Vishaj do të kujtojmë përherë.

Eva Vishaj (Lila), u gjet e vrarë rreth orës 19.00 të mbrëmjes së 23 majit 1997 në kilometrin e 29-të të aksit rrugor Tiranë– Elbasan, pikërisht në afërsi të fshatit Gracen. Trupi i pajetë i saj është pikasur nga një shofer furgoni që udhëtonte drejt Elbasanit, i cili e shoqëroi drejt Spitalit Ushtarak.

Para se të qëllohej me një plumb në sy, viktima ishte keqtrajtuar me sende të forta dhe hedhur në anë të rrugës.

rrrrrrtttt.jpg

Elsa Lila:

images.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll