Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
33 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

23 vite nga vrasja e Jasharëve, Basha: I treguan botës se atdhedashuria është e pamposhtshme! Vunë gjakun në themelet e Kosovës së lirë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

19cee0894f343949a2f29a160e80f9cf

Kreu i PD Lulzim Basha kujton sot 23 vjetorin e vrasjes së familjes Jashari, në 5 mars të vitit 1998. Basha shkruan se Jasharët i treguan botës se atdhedashuria është e pamposhtshme pavarësisht barbarisë së agresorit.

“Burra, gra e femijë ranë heroikisht duke vënë gjakun në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur”, shkruan ai ndër të tjera.

Shkrimi i plotë:

Dashuria për atdheun mund të shembë kalatë më të forta dhe mund t’i qëndrojë sulmeve më barbare. Kjo e vërtetë e madhe mishëron atë që Adem Jashari dhe familja Jashari bëri për atdheun, Kosovën dhe kombin shqiptar.

Jasharët i treguan botës mbarë se atdhedashuria është e pamposhtshme pavarësisht barbarisë së agresorit. Burra, gra e femijë ranë heroikisht duke vënë gjakun në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur!

Sot nderojmë epopenë e lavdishme të UÇK-së, të vetëdijshëm se kemi akoma rrugë për të bërë deri në përmbushjen e amanetit të heronjve tanë. Jam i sigurt se sakrificat e martirëve tanë në të dy anët e kufirit janë themel i fortë mbi të cilin do të ndërtojmë të sotmen e të nesërmen, me dinjitetin dhe përkatësinë tonë europiane.

Mbarë kombi ynë përulet sot me nderim përpara sakrificës sublime të Adem Jasharit, familjes Jashari, bijave dhe bijve të Kosovës që u flijuan në altarin e lirisë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img