Hapësire reklamuese

Bota

23 të vdekur dhe 50 në gjendje të rëndë nga konsumi i kokainës, ja çfarë dyshohet

Shkruar nga Newsbomb
23 të vdekur dhe 50 në gjendje të rëndë nga konsumi i

Të paktën 23 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë në gjendje të rëndë pasi konsumuan kokainë që dyshohet se ishte e përzier me lëndë helmuese në Argjentinë.

Autoritetet thanë se rastet janë të përqëndruara në disa qytete pranë Buenos Aires. Në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se pacientët kanë pësuar intoksikim opioid.

“Aktualisht janë 49 persona në spital, nga të cilët 21 janë nën frymëmarrje të kontrolluar në disa spitale”, tha një zyrtar i qeverisë.

Prokurori Marcelo Lapargo, i cili po heton çështjen tha se është në pritje të rezultatit të analizave toksikologjike për të përcaktuar substancat që ndodhen brenda drogës. 10 persona janë arrestuar aktualisht lidhur me këtë ngajrje.

“Mund të jetë një konflikt mes bandave rivale. Nuk e kam prirjen të besoj se ishte diçka e paqëllimshme. Jam i shqetësuar se njerëz të tjerë mund ta kenë drogën ende në xhep dhe ta konsumojnë”, u shpreh ai.

Disa media vendase kanë raportuar se kokaina mund të jetë përzier me një substancë toskike, ndoshta nga ndonjë grup kriminal që tenton të ulë çmimin për shkak të luftës me bandat rivale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu