Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

23 doza heroinë në banesë, arrestohet shpërndarësi 23-vjeçar në Korçë, procedohet penalisht edhe blerësi (DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast të shpërdarjes së drogave të forta.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi S. Ç., 32 vjeç (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”) dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O. K., 40 vjeç, banues në Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se në lagjen nr. 17, Korçë, 32-vjeçari shpërndante lëndë narkotike të forta, janë organizuar shërbimet dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e shtetasit S. Ç.

Ky shtetas, në banesën e tij, i kishte shitur shtetasit O. K., disa doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, i cili sapo ka konstatuar ndërhyrjen e shërbimeve të policisë ka tentuar të largohet me vrap, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por më pas u neutralizua.

Nga veprimet e mëtejshme procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. Ç., u gjetën 23 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta, në doza të vogla.

Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike dhe procedohet penalisht blerësi, i cili kur konstatoi shërbimet e policisë, nuk iu bind urdhrit të tyre për të ndaluar.

Sekuestrohen 23 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, goditën një rast të shpërndarjes së tyre në doza të vogla, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Ç., 32 vjeç (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”) dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O. K., 40 vjeç, banues në Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se në lagjen nr. 17, Korçë, një shtetas shpërndante lëndë narkotike të forta, janë organizuar shërbimet dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e shtetasit S. Ç.

Ky shtetas, në banesën e tij, i kishte shitur shtetasit O. K., disa doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, i cili sapo ka konstatuar ndërhyrjen e shërbimeve të policisë ka tentuar të largohet me vrap, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por më pas u neutralizua.

Nga veprimet e mëtejshme procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. Ç., u gjetën 23 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img