Hapësire reklamuese

Aktualitet

22,500 ton naftë nga Rusia, ngarkesa e bllokuar në Durrës u porosit nga biznesmeni i njohur, vlera 30 milionë dollarë

Shkruar nga Newsbomb
22,500 ton naftë nga Rusia, ngarkesa e bllokuar në Durrës u

Një sasi e madhe prej 22,500 ton naftë është bllokuar nga Autoritetet policore dhe ato portuale në Durrës, pas dyshimeve se kjo sasi ishte kontrabandë dhe me dokumente të falsifikuara. Ekuipazhi prej 22 personash është ndaluar gjithashtu në anije.

RTV ORA shkruan se nafta e bllokuar është porositur nga agjensia e hidrokarbureve që menaxhohet nga biznesmeni Piro Bare dhe kap vlerën e 30 milionë eurove.

Prokuroria e Durrësit, e cila ka drejtuar hetimet në bashkëpunim me disa struktura të Policisë së Shtetit dhe autoritetet portuale, thotë se anija është nga Azerbajxhani, por nafta rezulton të jetë ngarkuar në një port të Rusisë në Detin e Zi.

Deri tani asnjë nga 22 anëtarët e ekuipazhit, përfshi dhe kapitenin nuk kanë pranuar të flasin, megjithatë mësohet se nafta ishte planifikuar të shkarkohej në depozitat e agjensisë së hidrokarbureve në Porto Romano, që zotërohet nga Piro Bare.

[gallery link="none" columns="1" size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="674396,674395,674394"]

Autoritetet e huaja kanë sinjalizuar Policinë shqiptare për prezencën e anijes, e cila kishte në bordin e saj naftë ruse. "Ari i zi" dhe shumë produkte të tjera minerare me origjinë ruse, nuk lejohen të tregtohen në disa vende të botës, për shkak të embargos të vendosur kur nisi lufta në Ukrainë.

LEXO EDHE: Anija me flamur liberian bllokohet në Durrës, zbulohen 22,500 ton naftë kontrabandë nga Rusia

Referuar njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, kishte siguruar informacione përmes inteligjencës informative për një anije me flamur liberian që do të kontrabandonte një sasi shumë të madhe nafte. Në kuadër të operacionit të koduar "Embargo”, është bllokuar një anije me flamur liberian, me 22,500 tonë naftë me dokumentacion të falsifikuar.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo ngarkesë nafte është marrë nga vendet me embargo për naftën, konkretisht nga Rusia. Anija ishte nisur nga Azerbajxhani dhe pretendohet se më pas është ngarkuar me naftë në portin Kallamata, Greqi, nga një anije tjetër, në një sasi prej 22,500 tonë lëndë djegëse naftë.

Bazuar në dyshime të arsyeshme se kjo sasi nafte e kishte origjinën nga vendet me embargo dhe ishte e kontrabanduar, pasi nuk disponohej dokumentacion i rregullt, u bë sekuestrimi i saj dhe i dokumentacionit të lundrimit të kapitenit, si dhe bllokimi i ekuipazhit që përbëhej nga 22 shtetas, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll