Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
1.5kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
31 °
Die
31 °
Hën
30 °
Mar
31 °
E premte, 19 Gusht, 2022
spot_img

 “220 mijë shqiptarë të larguar në 6 vite”, Meta bën thirrje: Agjendë e qëllimshme shpopullimi, të bashkohemi për ta frenuar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me artikullin e publikuar nga Zëri i Amerikës, ku zbulonte se në 6 vite e fundit nga Shqipëria janë larguar 220 mijë qytetarë shqiptarë.  

Sipas Metës kjo tregon se ka një agjendë të qëllimshme që tenton të falimentojë Shqipërinë si komb.

albsig

Ai bën thirrje që të bashkohen energjitë për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar europiane.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Axhenda e qëllimshme antikombëtare për shpopullimin dhe falimentimin e Shqipërisë është një fakt i qartë. Pasojat tragjike ndihen në çdo familje shqiptare dhe në çdo sektor.Është detyra e të gjithëve të unifikohemi pa humbur më kohë, në një front të përbashkët kombëtar, për të adresuar me përgjegjshmëri, atdhetari dhe profesionalizëm këtë dramë të madhe, duke ringjallur shpresën.

Nevojitet urgjentisht një strategji e qartë dhe efektive që lufton realisht dhe në mënyrë permanente fenomenet që çojnë në braktisjen e vendit nga shqiptarët, duke garantuar së pari standarde të qeverisjes, llogaridhënie demokratike në çdo nivel dhe dëgjimin e zërit të qytetarëve nëpërmjet referendumeve.Të bashkojmë energjitë për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar europiane! Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img