Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

22 vjetori i çlirimit të Kosovës, Basha: Ditë krenarie kombëtare, shqiptarët përjetë mirënjohës vendeve anëtare të NATO-s

Shkruar nga Newsbomb
22 vjetori i çlirimit të Kosovës, Basha: Ditë krenarie

Kreu i PD Lulzim Basha ka uruar Kosovën për 22 vjetorin e çlirimit të saj. Basha shkruan se kjo është një ditë krenarie kombëtare, ndërsa shton se shqiptarët do t’u jenë përjetë mirënjohës aleatëve strategjikë dhe vendeve anëtare të NATO-s të udhëhequr nga SHBA.

“Liria dhe shteti i Kosovës janë kontribut i përbashkët i shqiptarëve dhe partnerëve të saj. E ardhmja e Kosovës, si një shtet i fortë, demokratik, anëtar i NATO-s dhe BE-së, do ndërtohet bashkarisht me partnerët dhe aleatët tanë”, shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

22 vite më parë Kosova shënoi ditën e parë të lirisë, çlirimin e saj!

Në këtë ditë krenarie kombëtare, mirënjohja më e thellë shkon për bijtë dhe bijat e Kosovës që dhanë jetën për liri, për lidershipin e Presidentit historik, Ibrahim Rugova, për luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbolit të saj, Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Në këtë rrugëtim plot sakrifica dhe shpresë drejt ëndrrës së çlirimit, shqiptarët do t’u jenë përjetë mirënjohës aleatëve tanë strategjikë, vendeve anëtare të NATO-s të udhëhequr nga SHBA, e të gjithë partnerëve.

Liria dhe shteti i Kosovës janë kontribut i përbashkët i shqiptarëve dhe partnerëve të saj. E ardhmja e Kosovës, si një shtet i fortë, demokratik, anëtar i NATO-s dhe BE-së, do ndërtohet bashkarisht me partnerët dhe aleatët tanë

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll