Hapësire reklamuese

Aktualitet

22 vjeçari me pistoletë dhe kallashnikov rrugëve të Shkodrës, Policia i vihet në ndjekje dhe e prangos në mes të pyllit

Shkruar nga Newsbomb
22 vjeçari me pistoletë dhe kallashnikov rrugëve të

Një 22 vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pas informacioneve se lëvizte i armatosur. Menjëherë patrulla i është vënë në ndjekje në rrugën Gruemirë-Linaj dhe ka konstatuar të riun duke lëvizur me motoçikletë dhe i armatosur.

Pasi ka vënë re që po ndiqej nga shërbimet e Policisë, 22-vjeçari ka braktisur motomjetin dhe është fshehur në një zonë me bimësi në fshatin Kerraj. Gjatë kontrollit në afërsi të vendit ku ai ishte fshehur, janë gjetur një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri automatik dhe disa fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

"Strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pasi kanë marrë informacion se një person lëvizte me armë zjarri me vete, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e  tij. Gjatë operacionit policor të koduar “Kerraj” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Rr., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër. 

Ky shtetas po lëvizte me armë zjarri në motoçikletë, në rrugën Gruemirë-Linaj. Pasi ka vënë re që po ndiqej nga shërbimet e Policisë, 22-vjeçari ka braktisur motomjetin dhe është fshehur në një zonë me bimësi, në fshatin Kerraj. 

Pas kapjes dhe ndalimit të shtetasit A. Rr., shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit, në afërsi të vendit ku ai ishte fshehur, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri automatik dhe disa fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me motomjetin", njofton Policia e Shkodrës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll