Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
55 %
1.5kmh
75 %
Sht
15 °
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

22 persona arrestohen në Tiranë gjatë fundjavës (Emrat dhe veprat penale)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Tiranës ka arrestuar në fundjave 22 persona për vepra të ndryshme penale, mes tyre 2 persona për tentative vrasje.

Në prangat e policisë u vunë dy vëllezërit Ismail dhe Ernis Ago ,27 dhe 23 vjeç lindur në Berat dhe banues në Tiranë.

Sipas policisë nga veprimet  hetimore ka rezultuar se me datë 10.09.2015 të dy këta shtetas në rrugen e Elbasanit, pranë varrezave të Dëshmoreve kanë tentuar për të vrarë me mjete prerëse shtetasin  D.D.

Personat e tjerë të cilët u arrestuan akuzohen për drogë, për vjedhje apo edhe dhunë në familje.

Njoftimi i policisë

Policia e Tiranës  “Plan masash” në fundjavë për rritjen e sigurisë në vend.

Bazuar në planin e masave  për kontrollin e situatës kriminale,  për parandalimin e ngjarjeve kriminale, për kapjen e personave në kërkim, personave që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike,  si dhe goditjen në tërësi të paligjshmërisë ka vijuar kontrolle të shumta.

Në zbatim të këtij plani masash  Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë  ka  angazhuar shërbime të sektorit të Shqiponjave, Qarkullimi Rrugor , Patrullat e Përgjithshme , Antidroga, Krimi Ekonomik e Policia Kriminale.

Gjatë  fundjaves janë arrestuar në flagrancë  dhe ndaluar të shpallur në kërkim  për tendenca të ndryshme kriminale gjithsej 22 shtetas.

Konkretisht :

  • 2 shtetas në kërkim për veprën penale të “Vrasje mbetur në tentativë”
  • 4 shtetas të arrestuar për  “Dhunë në familje “
  • 1 shtetas i arrestuar për ndërtim të paligjshëm
  • 4 shtetas në fushën e narkotikëve
  • 5 shtetas për “Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt”
  • 2 shtetas për “Vjedhje të energjisë elektrike “
  • 4 shtetas për “Vjedhje dhe vjedhje me anë të mashtrimit”.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale , dozat e lëndës narkotike e dyshuar Canabis Sattiva që u janë gjetur nga kontrolli të arrestuarve në flagrancë.

Nga Policia Rrugore janë pezulluar 15  leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit , shpejtësi tej normave të lejuara  si dhe 30 masa  të tjera për shkelje semafori e për mungesë të  kontrollit teknik .

Është bërë e mundur kapja e dy  personave  në kërkim  për veprën penale “Vrasje me dashje “e mbetur në tentativë parashikuar nga nenet 76-22 të Kodit Penal.

Konkretisht dy vellezërve:

  • Ismail Ago ,27 vjeç lindur në Berat dhe banues në Tiranë.
  • Ernis Ago, 23 vjeç, banues në Tirane

Për të cilët Gjykata e shkallës së Parë Tiranë me vendime të ndryshme të datave 14 Tetor 2015 dhe 28 janar 2016 ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Nga veprimet  hetimore ka rezultuar se me datë 10.09.2015 të dy këta shtetas në rrugen e Elbasanit, pranë varrezave të Dëshmoreve kanë tentuar për të vrarë me mjete prerëse shtetasin  D.D .

Policia e Tiranës po vijon punën me intensitet të lartë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në territorin që mbulon.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img