Hapësire reklamuese

Bota

219 tërmete në pak orë, El Salvador “shkundet” nga lëkundjet sizkmike, dëmtohen 130 shtëpi

Shkruar nga Newsbomb
219 tërmete në pak orë, El Salvador “shkundet” nga

Të paktën 130 shtëpi u dëmtuan për shkak të një serie tërmetesh të njëpasnjëshme në El Salvador, të cilët detyruan më shumë se dhjetë banorë të strehohen në qendrat e pritjes së tërmeteve.

Lajmin e kanë bërë me dije autoritetet e vendit të Amerikës Qendrore. Autoritetet folën për gjithsej 219 tërmete në disa orë..

Nuk u raportua për vdekje apo lëndime serioze , por tërmetet dëmtuan rreth 130 shtëpi dhe shkaktuan të paktën 20 rrëshqitje dheu , duke nxitur zyrtarët të vënë në gatishmëri komunitetet në rajonin e Ahuachapan, epiqendrën e aktivitetit sizmik.

"Ne po punojmë për të bërë një vlerësim të rrezikut të shtëpive" dhe "të plotësojmë nevojat e popullsisë", vuri në dukje Luis Amaya, drejtor i Mbrojtjes Civile të Salvadorit, gjatë një konference për shtyp.

Sondazh

Poll